Pas trajnimit të pak ditëve më parë të zhvilluar nga AKSK, ku senatorët e shkollave të mesme u pajisën me njohuri praktike për higjienën kibernetike dhe sigurinë online, Endri, president i qeverisë së nxënësve në gjimnazin “Luan Hajdaraga” dhe pjesëmarrës në trajnimin për trajnerë, e solli këtë eksperiencë tek shkolla e tij.
Gjatë sesionit të organizuar në shkollë, u prezantuan konceptet bazë të mbrojtjes në hapësirën digjitale, duke shpjeguar rëndësinë e fjalëkalimeve të sigurta, identifikimin e përmbajtjeve të dyshimta, kujdesin në rrjetet sociale dhe praktikat e përditshme që rrisin nivelin personal të sigurisë online.
Jemi të lumtur që së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri po mbështesim një efekt zinxhir që nis me trajnimet dhe vijon me të rinj që ndajnë këto njohuri me bashkëmoshatarët e tyre në shkolla.
