Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mirëpriti në një takim Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, z. Michel Tarran, ku u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Bashkëbisedimi u përqendrua në zhvillimin e nismave që rrisin ndërgjegjësimin publik dhe forcojnë kapacitetet institucionale, duke përfshirë organizimin e Cyber Camp, trajnime për ndërgjegjësim, programe për senatorët e shkollave, si dhe sesione me këshillat e sigurisë lokale nëpër bashki.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe përfshirjes së të rinjve dhe grave në sigurinë kibernetike, shkëmbimeve të përvojës ndërkombëtare dhe angazhimit të sektorit privat për të forcuar ekosistemin digjital në vend.
