Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe konsorciumi i EDIH / Digital Valley Albania (DIVA) zhvilluan një takim me frymë bashkëpunimi dhe vizion të përbashkët drejt forcimit të sigurisë kibernetike për bizneset shqiptare.
Në qendër të diskutimit ishin mënyrat se si vlerësimi i maturitetit kibernetik (Cyber Maturity Assessment) mund të ndihmojë sipëmarrjet e vogla dhe të mesme të bëhen më të sigurta, më të qëndrueshme dhe më konkurruese në tregun dixhital.
Në fokus të veçantë ishin bizneset në sektorin e turizmit dhe agrobiznesit, të cilat përfaqësojnë një potencial të madh për inovacion dhe dixhitalizim.
Përmes nismave si DiVA- European Digital Innovation Hub, po ndërtohen ura bashkëpunimi midis sektorit publik, privat dhe akademik për të fuqizuar ekosistemin dixhital të vendit.
