Në vijim të zbatimit të Ligjit Nr. 25/2024 “Për Sigurinë Kibernetike” dhe nismës për ngritjen e Qendrave Sektoriale Operacionale të Sigurisë, u zhvillua një takim me përfaqësues të institucioneve financiare dhe të pavarura, të përfshira në këtë proces.
Takimi u fokusua në mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të SOC sektorial, duke diskutuar strukturën organizative, modelet e bashkëpunimit dhe nevojën për shkëmbim të vazhdueshëm informacioni ndërmjet aktorëve përkatës.
Ky proces synon të vendosë një sistem të qëndrueshëm monitorimi dhe reagimi në kohë reale, që rrit transparencën, sigurinë dhe besueshmërinë e infrastrukturës digjitale në nivel sektorial dhe kombëtar.












