Gjatë Konferencës së 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, zhvilloi takime bilaterale me delegacionet nga Mbretëria e Bashkuar, Italia, Franca dhe Hollanda.
Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin teknik dhe institucional, zhvillimin e projekteve të përbashkëta, si dhe nënshkrimin e marrëveshjes në kuadër të procesit “Pall Mall”, një nismë e udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate në fushën e sigurisë kibernetike.
#AKSK #CyberDefence #CyberSecurity #NATO #Albania



