Nis Maratona Kombëtare Speciale e Sigurisë Kibernetike!

Një iniciativë e dedikuar për përfshirjen dhe fuqizimin e personave me nevoja të veçanta në fushën e sigurisë kibernetike.

Përmes platformës SimSpace, pjesëmarrësit po angazhohen në trajnime praktike dhe sfida që synojnë ndërtimin e aftësive digjitale dhe profesionale.

Kjo maratonë është pjesë e përpjekjeve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për të promovuar mundësi të barabarta në teknologji dhe për të zbuluar talente të reja që mund të kontribuojnë në mbrojtjen kibernetike të vendit.

 

Nisi rrugëtimi i Ekipit Shqiptar drejt European Cyber Security Challenge 2025