Diplo 2025/ Siguria Kibernetike Në Fokus Të Diskutimeve

#DIPLO2025

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, mori pjesë në panelin mbi “Sigurinë Kombëtare dhe Kërcënimet Hibride”, zhvilluar në kuadër të konferencës Diplo2025, me praninë e ambasadorëve shqiptarë nga mbarë bota.

Në fjalën e tij, z. Tafa theksoi rolin thelbësor të sigurisë kibernetike në arkitekturën e mbrojtjes kombëtare, veçanërisht në një mjedis ku sfidat hibride po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhura me dimensionet tradicionale të sigurisë. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e forcimit të kapaciteteve institucionale, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit si elementë kyç për ndërtimin e qendrueshmërisë kibernetike.

Z. Tafa prezantoi gjithashtu prioritetet strategjike të vendit në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030.

Fillimi i vitit të ri shkollor: Siguria kibernetike, një përgjegjësi e përbashkët