AKSK Organizoi Fazën e Parë të Përzgjedhjes së Ekipit përfaqësues të Shqipërisë në ECSC 2025

Sot nisi zyrtarisht faza e parë e rrugëtimit për përzgjedhjen e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cybersecurity Challenge (ECSC) 2025!
AKSK pati kënaqësinë të mirëpriste në ambientet e tij studentë dhe të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe sigurisë kibernetike, të cilët hodhën hapat e parë drejt kësaj gare ndërkombëtare.
Nga të gjithë pjesëmarrësit, vetëm 10 më të mirët do të përzgjidhen për të formuar ekipin kombëtar që do të përfaqësojë vendin në mesin e mbi 40 shteteve evropiane, duke treguar profesionalizmin, përgatitjen dhe përkushtimin e të rinjve tanë në fushën e sigurisë kibernetike.
Sfida sapo ka nisur — suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë udhëtim të veçantë dhe frymëzues!
#AKSK #ECSC2025 #CyberChallengeAL #SiguriaKibernetike #CTF #CyberYouth #ENISA
Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Korrik 2025