Varshavë, Poloni | 6–10 Tetor 2025
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e grupmoshës 14–24 vjeç,
të apasionuar dhe të talentuar në fushën e sigurisë kibernetike, të aplikojnë për të qenë pjesë e ekipit që
do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025.
ECSC është një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, organizuar nga
Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), ku marrin pjesë ekipet më të
mira kombëtare nga mbi 30 vende të Evropës dhe më gjerë.
Përmes këtij aplikimi, synohet përzgjedhja e 10 pjesëtarëve më të spikatur të cilët do të
përfaqësojnë Shqipërinë në fazën finale të garës. Të gjitha të dhënat e mbledhura do të trajtohen në
përputhje me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale.
📌 Kujdes: Për aplikantët nën moshën 18 vjeç, do të kërkohet pëlqimi i prindit ose kujdestarit ligjor për pjesëmarrje.
Për informacione të mëtejshme mbi garën dhe për përditësime zyrtare, ju ftojmë të vizitoni: https://ecsc.eu ose të kontaktoni AKSK në adresën: events@aksk.gov.al
Regjistrimet mbyllen më 30 Korrik.