Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të organizojë Webinarin me temë : “Qeverisja dhe standardet e sigurisë kibernetike”.
Nëpërmjet këtij Webinari pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë se:
- Cilat janë strategjitë për të menaxhuar qeverisjen dhe rreziqet e sigurisë kibernetike.
- Cilat janë standardet kryesore në menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe roli i tyre në ruajtjen e sigurisë.
- Cilat janë hapat për zbatimin efektiv të një kuadri Governance, Risk and Compliance (GRC) duke përfshirë vlerësimin e rrezikut, zhvillimin e politikave dhe trajnimin e punonjësve.
Data: 17 Korrik 2025
Ora: 15:00-16:00
Trajnues: Sonila Agako