AKSK zhvillon trajnim teknik “Live Fire” me simulime reale në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike

AKSK zhvilloi një trajnim teknik “Live Fire” mbi sistemet OT (Operational Technology) në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike me studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), me fokus në mbrojtjen e infrastrukturave kritike.

Trajnimi u organizua si një simulim Red Team vs Blue Team, ku organizatorët inskenuan një skenar realist të një sulmi kibernetik dhe një përgjigje mbrojtëse në kohë reale. Red Team realizoi sulme të avancuara, duke përfshirë manipulim protokollesh, ndërhyrje në pajisje SCADA/PLC dhe ndërprerje të proceseve, ndërsa Blue Team demonstroi teknika efektive të monitorimit, zbulimit dhe rikuperimit, duke përdorur mjete të specializuara si SIEM.

Studentët ndoqën dhe analizuan të gjitha fazat e simulimit, duke diskutuar më pas mbi teknikat e përdorura, dobësitë e evidentuara dhe masat parandaluese. Ky trajnim ofroi një përvojë konkrete për studentët, duke i ndihmuar ata të kuptojnë sfidat dhe kompleksitetin e sigurisë në teknologjinë operacionale dhe duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit midis mbrojtjes dhe sulmit për rritjen e reziliencës së infrastrukturave kritike.

#SiguriaKibernetike #AKSK #LiveFire #RedTeam #BlueTeam

 

AKSK Zhvilloi Trajnimin Praktik për Sigurinë Kibernetike për Infrastrukturat Kritike nëpërmjet Platformës SimSpace