Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi!

Ekipi i ekspertëve të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ky ushtrim tre-ditor, i organizuar në Tiranë nga CybExer Technologies dhe e-Governance Academy (eGA), sfidoi ekspertët në mbrojtjen e një infrastrukture të plotë IT ndaj sulmeve të simuluara nga një Red Team i specializuar.

Ky sukses vërteton edhe një herë përgatitjen dhe aftësinë e ekipit tonë në zbulimin, mbrojtjen dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike në kohë reale. Shqipëria po ndërton një sistem të fortë mbrojtjeje kibernetike dhe ky rezultat është një dëshmi tjetër e përkushtimit të ekspertëve tanë!

 

#Albania #AKSK #AKSHI #eGA #CybExerTechnologies

Dita e Internetit të Sigurt – z. Tafa: “Siguria kibernetike nuk njeh kufij, nevojitet bashkëpunim i ngushtë”