Konferenca ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ku Shqipëria mikpret rajonin për të diskutuar revolucionin digjital si fuqi e re e mirëqeverisjes

Në konferencën rajonale “E ardhmja e GovTech”, organizuar nga AKSHI, u riafirmua vizioni i Shqipërisë për avancimin e transformimit digjital dhe sigurisë kibernetike si dy procese të pandashme që ecin krah për krah. Me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve kryesorë nga rajoni, u theksua roli i teknologjisë në modernizimin e qeverisjes, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Z. Igli Tafa, nënvizoi rëndësinë e sigurisë kibernetike që ecën paralelisht me transformimin digjital, duke theksuar se Shqipëria ka arritur të ofrojë 1,247 shërbime elektronike. Ai vlerësoi përpjekjet e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, nën drejtimin e znj. Linda Karçanaj, për ndërtimin e një infrastrukture digjitale të qëndrueshme dhe të besueshme, duke përfshirë teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale dhe blockchain.
Konferenca “E ardhmja e GovTech” dëshmoi se Shqipëria jo vetëm që ka bërë hapa të mëdha në transformimin digjital, por edhe po ndërton një model të sigurt dhe inovativ që frymëzon rajonin dhe krijon mundësi për bashkëpunime të reja. Teknologjia dhe siguria po shndërrohen në dy shtyllat kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
#GovTech #SiguriaKibernetike #TransformimiDigjital #AKSK #AKSHI
   
AKSK Zhvillon Trajnime për Sigurinë Kibernetike në Durrës për Punonjësit e Bashkisë dhe Ekspertët e Institucioneve Publike