AKSK Zhvillon Trajnime për Sigurinë Kibernetike në Durrës për Punonjësit e Bashkisë dhe Ekspertët e Institucioneve Publike

Në vazhdën e përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë mbi sigurinë kibernetike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim 2 ditor në qytetin e Durrësit:
-Cyber Hygiene për punonjësit e Bashkisë Durrës
Ky trajnim u fokusua në praktikat bazë për mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike në punën e përditshme të administratës lokale.
-Cyber Drill për ekspertët e institucioneve publike në qarkun Durrës
Ekspertët e institucioneve publike morën pjesë në një trajnim praktik ku simuluan skenarë realë të sulmeve kibernetike dhe mësuan strategji për t’i përballuar ato me efektivitet.
Këto trajnime janë pjesë e një seri aktivitetesh të zhvilluara në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me qëllimin për t’u shtrirë në të gjithë vendin dhe për të ndërtuar një mjedis të sigurt digjital për të gjithë.
Siguria kibernetike është përgjegjësi e përbashkët!
#AKSK #CyberHygiene #CyberDrill #SiguriaKibernetike

Trajnim për Higjienën Kibernetike