Horizontal Working Group in Cybersecurity i Këshillit të BE ftoi për herë të parë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në një takim. Shqipëria pati mundësinë të prezantojë avancimin e saj të shpejtë në reformat ligjore, përparimet teknologjike dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike. Prezantimi para 27 vendeve anëtare hapi një dritare të re komunikimi dhe bashkëpunimi në këtë fushë.