AKSK mori pjesë në Takimin Vjetor të GCF 2024 me temë “Avancimi i Veprimit Kolektiv në Hapësirën Kibernetike.” Ky forum ndërkombëtar u fokusua në ndërtimin e besimit, zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme kibernetike dhe integrimin e teknologjive të avancuara për një hapësirë më të sigurt në internet.