Konferenca Kombëtare e Sigurisë Kibernetike

Më 10 tetor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Në këtë event marrin pjesë ministra, përfaqësues diplomatikë, partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues nga sektori privat dhe ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët do të diskutojnë mbi forcimin e ekosistemit kibernetik në Shqipëri.
 Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, fokusi do të jetë mbi sfidat e sigurisë kibernetike, bashkëpunimin dhe mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Ky aktivitet do të krijojë një platformë të rëndësishme për ndarjen e praktikave më të mira, ndërgjegjësimin dhe rrjetëzimin për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë kibernetike.
Konferenca do të transmetohet Live në llogaritë zyrtare të AKSK në YouTube dhe Facebook
Forcimi i Sigurisë Kibernetike: Trajnimi i 4103 Individëve deri në Shtator 2024
AKSK