Her Cyber Tracks: Fuqizimi i Grave në Sigurinë Kibernetike 

Organizuar nga ITU, GIZ dhe UNODC, sot në Tiranë u zhvillua për herë të parë Her Cyber Tracks, një event i rëndësishëm ndërkombëtar që synon të promovojë lidershipin e vajzave dhe grave në fushën e sigurisë kibernetike. Ky event është krijuar për të trajnuar, frymëzuar dhe mentoruar gratë, duke u ofruar atyre aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të avancuar në këtë sektor të rëndësishëm.

Në hapjen e eventit, drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në këtë fushë, duke nënvizuar se fuqizimi i tyre është vendimtar për një të ardhme më të sigurt dhe të qëndrueshme. Ai theksoi domosdoshmërinë e krijimit të mundësive të reja për gratë dhe thyerjen e barrierave që pengojnë avancimin e tyre.

Gjatë ditës së sotme, pjesëmarrëset gjithashtu patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë studimore në ambientet e AKSK, ku u njohën nga afër me strukturat dhe punën që realizohet për të mbrojtur sigurinë kibernetike në nivel kombëtar.

#HerCyberTracks do të vazhdojë deri më datë 5 tetor, duke përfshirë trajnime dhe sesione të dedikuara për fuqizimin dhe mentorimin e grave në fushën e sigurisë kibernetike.

#HerCyberTracks #GratëNëCyber #DiplomaciaKibernetike #FuqizimiGrave #AKSK #AKSHI

Fituesja e Konkursit “Sinjalizuesit e Besuar të Internetit 2024”