Nga data 2 deri më 5 Shtator 2024, AKSK mori pjesë në “Konferencën për Ekonominë e Nëntokës 2024” në Strasburg, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Team Cymru. Konferenca u fokusua në:
- Rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kërcënimeve dhe iniciativave në hetimin e krimeve kibernetike.
- Sfida të reja në ekonominë e nëntokës dhe teknikat për mbledhjen e provave digjitale.
- Zhvillimet në teknologjinë e informacionit dhe masat e sigurisë për agjencitë e zbatimit të ligjit.
- Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve dhe agjencive për luftën kundër krimit kibernetik.
- Përmirësimin e shkëmbimit të informacionit mes agjencive qeveritare dhe sektorit privat në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.