Organizohet tryeza e diskutimit mbi përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në partneritet me Kosovar Center for Security Studies – KCSS dhe Open Society Foundation, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian për sigurinë kibernetike.
Gjatë kësaj tryeze, përfaqësues nga institucione kombëtare, trupi diplomatik i rajonit dhe BE-ja, si dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë, diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë  midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian për të përballuar sfidat e reja kibernetike dhe për të ndërtuar një infrastrukturë më të fortë mbrojtëse.
Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, theksoi se mbrojtja e ekonomive, institucioneve dhe qytetarëve kërkon një qasje të koordinuar dhe përfshirje të plotë në nismat e sigurisë kibernetike të BE-së.
Gjithashtu, u nënvizua se shkëmbimi i njohurive dhe përvojave, së bashku me përfshirjen aktive në iniciativat e BE-së, janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe për krijimin e një hapësire digjitale të sigurt dhe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë Europën.
 
Dita e dytë e Her Cyber Tracks