Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike po ndjek nga afër zhvillimet mbi problemin teknik global që ka afektuar përdorues të Microsoft dhe Crowdstrike dhe ndikimet e mundshme të tij për sigurinë kibernetike në Shqipëri.
Ne po bashkëpunojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe institucionet vendase për të monitoruar situatën dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen kibernetike.
Ju inkurajojmë që të qëndroni të informuar përmes burimeve të besueshme dhe të ndiqni rekomandimet tona për të mbrojtur pajisjet dhe informacionin tuaj personal.
Në rast të ndonjë incidenti kibernetik apo aktiviteti të dyshimtë, ju lutemi të na kontaktoni menjëherë në linjat tona të dedikuara për raportim.
Prioriteti ynë kryesor mbetet mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe garantimi i sigurisë së informacionit për të gjithë qytetarët shqiptarë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.