AKSK mori pjesë në “ITU Cybersecurity Forum and CyberDrill for Europe and Mediterranean,” mbajtur më 26-29 nëntor 2024 në Sofje. Diskutimet u fokusuan te sfidat e sigurisë kibernetike, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse & rëndësia e bashkëpunimit rajonal për një mjedis kibernetik më të sigurt. Gjatë Cyber Drill, përfaqësuesit e AKSK arritën rezultate të shkëlqyera, duke u renditur ndër vendet e para në skenarët e zhvilluar me pjesëmarrës nga disa vende evropiane dhe rajonale.
AKSK
Evente Ndërkombëtare
Evente Ndërkombëtare
Shqipëria mori pjesë në Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-S, mbajtur më 25-26 nëntor në Londër. Gjatë një prej paneleve, përfaqësuesit shqiptarë diskutuan mbi rreziqet dhe kërcënimet kibernetike me të cilat përballen sot vendet e NATO-s, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe masave parandaluese në fushën e sigurisë kibernetike.
AKSK përfaqësoi Shqipërinë në Samitin Digjital të Talinit, duke theksuar përpjekjet e vendit për forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike dhe harmonizimin me standardet e BE-së. Gjatë panelit dedikuar sigurisë dixhitale në Ballkanin Perëndimor, AKSK prezantoi rolin e saj në mbështetjen e institucioneve publike & private në përballimin e kërcënimeve kibernetike, duke nënvizuar rëndësinë e legjislacionit mbështetës & mundësive që siguria kibernetike krijon për të rinjtë.
AKSK mori pjesë në workshop-in dy-ditor në Ljubljana, ku u diskutuan strategjitë e komunikimit në kohë krize, ndërgjegjësimi kibernetik & marrëdhëniet me median. Ky aktivitet, i financuar nga BE, u fokusua në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike, duke theksuar rëndësinë e besimit, transparencës & transferimit të njohurive për përmirësimin e parandalimit & reagimit ndaj sfidave kibernetike.
Në kuadër të angazhimit ndërkombëtar, AKSK përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në takimin e ITU-D Study Group 2, mbajtur më 11-12 nëntor 2024 në Gjenevë. Gjatë takimit u prezantua studimi mbi pyetjen “Sigurimi i rrjeteve të informacionit dhe komunikimit – Praktikat më të mira për zhvillimin e një kulture të sigurisë kibernetike,” me titull: “Krijimi i një ekosistemi kibernetik më të sigurt në një vend: Rasti i Shqipërisë.”
Më 7-8 nëntor, AKSK mori pjesë në “Konferencën e 9-të për Koordinimin e Sigurisë Rajonale në Ballkanin Perëndimor”, zhvilluar në Sarajevë. Gjatë konferencës u diskutua mbi rëndësinë e përballimit të kërcënimeve kibernetike dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal. Eventi u fokusua në ndarjen e përvojave dhe mbështetjen që ofrojnë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare për vendet anëtare.