Konferenca e Nivelit të Lartë e Sigurisë Kibernetike

U zhvillua në Tiranë Konferenca e Nivelit të Lartë e Sigurisë Kibernetike, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me mbështetjen e Bashkimit Europian. Me praninë e zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, Shqipëria prezantoi arritjet dhe sfidat në fushën e sigurisë kibernetike.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, theksoi nevojën për bashkëpunim midis vendeve të rajonit për të sjellë praktikat më të mira në luftën kundër sulmeve kibernetike, si dhe për përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në programet e mbështetjes së Bashkimit Europian në këtë fushë.

Kjo konferencë bëri bashkë përfaqësues nga vendet e rajonit, organizatat ndërkombëtare, sektori privat dhe akademia. Aktivitete të tilla kontribuojnë në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përforcojnë angazhimin tonë për sukses në këtë betejë.

             
Stafi i AKSK retreat në Fushë-Studën