Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për Mbrojtjen Online të Fëmijëve dhe të Rinjve, në datën 9 Prill AKCESK në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF) zhvilloi në qytetin e Lezhës një orë leksioni të hapur në gjimnazin “Hydajet Lezha”, për përdorimin në mënyrë të sigurt të internetit.
Në këtë takim u përfshinë nxënësit, mësuesit, psikologia e shkollës, oficeri i sigurisë, drejtoresha dhe nëndrejtoresha e shkollës.
Leksione të tilla kanë për qëllim udhëzimin e nxënësve mbi mënyrat e përdorimit të sigurtë të teknologjisë dhe internetit. Kjo përfshin këshillimin për të vepruar me kujdes në hapësirën digjitale në mënyrë që të rrisim përfitimet nga teknologjia dhe shmangien e rreziqeve të mundshme.