UNICEF

Workshop: “Mbrojtja e Fëmijeve Online në Shqipëri”

Në daten 4 Korrik 2018, u zhvillua workshop-i për ‘Mbrojtjen e Fëmijëve online në Shqipëri’ e organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim të ngushtë me Unicef Shqipëri dhe Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky workshop është vazhdimësi e programit “Delivering as One UN”, ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara (2017-2021) dhe Planit të Përbashkët të Punës 2018-2019, ku është arritur një marrëveshje konkrete – “Qeveria e Shqipërisë dhe aktorët kryesorë nga organizatat e shoqërisë civile të “Planit Kombëtar të Veprimit për një internet më të sigurt për fëmijët në Shqipëri”.

Në këtë aktivitet morën pjesë të gjithë aktorët kryesorë si AKEP, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijeve, përfaqesues nga sektori privat (ISP) etj, të cilët kishin për synim diskutimin midis institucioneve qeveritare dhe grupeve të interest, për të propozuar rekomandime konkrete për masat e nevojshme ligjore, që duhet të ndërmerren për mbrojtjen e fëmijëve ndaj ekspozimit dhe aksesit të faqeve me përmbajtje të paligjshme dhe të dëmshme në internet.

Workshopi u zhvillua në kuadër të inicativës #jamisigurtonline, e cila ka si synim ndrëgjegjësimin e shoqërisë kundër dhunës ndaj fëmijëve, në të gjitha këndvështrimet, duke përfshirë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Bazuar në përmirësimin e kuadrit ligjor ndodhur në vitin 2017, me miratimin e ligjit “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës” kërkohet bashkëpunimi i të gjithë aktorëve për dhënien e kontributit të tyre në hartimin e akteve nënligjore të cilat synojnë të ofrojnë një kornizë të plotë për zbatimin e dispozitave ligjore dhe politikave në vend.