Programi i Transparencës
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (AKCESK) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga titullari i institucionit. AKCESK publikon informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të AKCESK janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Autoritetit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AKCESK vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AKCESK.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AKCESK mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AKCESK
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AKCESK
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Shërbimet që ofrohen nga AKCESK
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AKCESK
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etj.
Shënim: AKCESK nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AKCESK
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AKCESK
Shënim: AKCESK nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: AKCESK vlerëson publikimin duke patur parasysh informimin e publikut mbi çështjet e sigurisë kibernetike dhe shërbimeve të besuara