AKCESK, i angazhuar maksimalisht në rritjen e kapaciteteve të stafit të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në datat 25-26 Mars, organizoi për këtë qëllim trajnimin dy ditor me Sektorët e Shëndetësisë, Tregut të Siguracioneve dhe Institucionet e Pavarura.
Këto trajnime u realizuan me mbështetjen e DCAF (Geneva Centre for Security Sector Governance).
Fokusi kryesor ishte njohja dhe ndërgjegjësimi i personelit të IT/CT në fushën e sigurisë kibernetike, aftësimi i tij në përgjigjen ndaj incidenteve kibernetike si dhe përgatitja e tyre në identifikimin e kërcënimeve nëpërmjet Cyber Drill (CD) – Simulime Reale të Incidenteve të Sigurisë Kibernetike.
Vendndodhja: Onsite