European Cyber Security Challenge (ECSC) është platforma më e madhe evropiane për zbulimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e sigurisë kibernetike. Organizohet çdo vit nga ENISA – Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, duke mbledhur ekipet më të mira të të rinjve nga mbi 30 vende të Evropës.

Shqipëria, përmes Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), është pjesë e kësaj gare prestigjioze me një përfaqësim dinjitoz dhe gjithnjë e më konkurrues.

Për edicionin e vitit 2025, 10 të rinj të përzgjedhur do të përfaqësojnë Shqipërinë në sfidat teknike të garës, ku do të vihen në provë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një mjedis ndërkombëtar të standardeve të larta.