Si të ruhesh nga një sulm kibernetik!
Trajnim për jo-ekspertët e IT-së!
AKCESK në bashkëpunim me CRDF, dhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, organizon trajnimin dy ditor “Higjena Kibernetike” më datat 12 & 13 Shkurt, ora 10:00-14:00.
Qëllimi i këtij trajnimi është përftimi i njohurive, praktikave dhe zakoneve që individët dhe organizatat adoptojnë për të mbajtur një prani të shëndetshme dhe të sigurt on-line. Ai përfshin marrjen e hapave proaktivë për të mbrojtur informacionin personal, për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të arritur sigurinë e përgjithshme të ndërveprimeve digjitale.
Inkurajojmë pjesëmarrjen e punonjësve që operojnë në fushat e energjisë, transportit, telekomunikacionit, shëndetësisë, arsimit etj, por jo vetëm, që të ndjekin këtë trajnim.
Trajnimi do të zhvillohet ONLINE në gjuhën angleze. Trainimi ofrohet falas dhe në fund shpërblehet me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Që të merrni pjesë, duhet të regjistroheni dhe të identifikoheni duke na dërguar emrin, mbiemrin, dhe institucionin ku jeni të angazhuar me një e-mail në adresën info@aksk.gov.al.
Regjistrimet pranohen deri ditën e dielë në fund të ditës. Personat e regjistruar do kenë mundësi të marrin në kohën e duhur linkun ku do ndjekin trajnimin.
Ju mirëpresim!