Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, si autoriteti pergjegjes per fushen e sigurise kibernetike, zhvillon periodikisht fushata ndergjegjesimi te dedikuara per target grupe te ndryshme te shoqerise.
Në kuadër të Tetorit, muajit Europian të ndërgjegjësimit të sigurisë kibernetike, AKCESK në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë dhe me mbështetjen e One Telecommunication dhe ALEAT, lançuan projektin inovativ #CyberCorner në “Qendrën Kulturore të Fëmijëve”.
CyberCorner do të ofrojë për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit e tyre mundësi për të thelluar njohuritë mbi tematikat aktuale dhe sensitive, si: përdorimi i internetit të sigurt, kodimi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, shërbimet elektronike publike. Për secilën nga këto tema janë hartuar module, si dhe janë instaluar pajisje kompjuterike, me të cilat mund të ndërveprohet gjatë qëndrimit në ambientet e qendrës.