BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//wp-events-plugin.com//7.2.2.1//EN
BEGIN:VEVENT
UID:19@aksk.gov.al
DTSTART:20230304T000000Z
DTEND:20230304T000000Z
DTSTAMP:20230907T091742Z
URL:https://aksk.gov.al/events/adresimi-i-sfidave-te-sigurise-kibernetike-
 ne-fokus-te-diskutimeve-te-konferences-sfidat-e-sigurise-kibernetike-ne-sh
 qiperi/
SUMMARY:Adresimi i Sfidave të Sigurisë Kibernetike\, në fokus të diskut
 imeve të  Konferencës “Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”
DESCRIPTION:\n\nNë kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të S
 igurt Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibe
 rnetike (AKCESK) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri\,
  USAID / DAI\, Agjencinë\n\nKombëtare të Shoqërisë së Informacionit 
 (AKSHI)\, Shoqatën Shqiptare të Bankave\, Soft&amp\;Solution\, R&amp\;T 
 Group\, One Telecommunications dhe DigitALB organizuan konferencën “Sfi
 dat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri”\, pranë MAK Albania hotel.\n
 \nQëllimi i konferencës ishte rritja e nivelit të sigurisë kibernetike
  në vend në zbatim të Planit të ri Strategjik për sigurinë kiberneti
 ke\, nëpërmjet adresimit të sfidave aktuale të sigurisë kibernetike\,
  si dhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe bashkëpunëtorët stra
 tegjikë\, duke konsideruar edhe kontributin e çmuar të ekspertëve të 
 fushës nga Diaspora.\n\nKonferenca u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i 
 AKCESK\, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike\,
  Z. Igli Tafa\, i cili theksoi se “Siguria dhe mbrojtja ndaj keqpërdori
 mit të internetit është sot një sfidë mbarë botërore. AKCESK ësht
 ë këtu për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe sot është koha e duhur 
 për tu mbledhur së bashku dhe për të adresuar sfidat që na presin.\n\
 nImplementimi i Strategjisë së Re për Sigurinë Kibernetike nga ana e A
 KCESK është një sfidë e madhe\, por është proces i gjatë\, dinamik 
 dhe i vështirë. Por ne nuk jemi vetëm\, ne kemi mbështetjen e plotë t
 ë Qeverisë Shqiptare dhe të partnerëve të rëndësishëm ndërkombët
 arë. Ne e dimë shumë mirë që çelësi i suksesit është bashkimi i a
 ktorëve ndaj kësaj lufte. Vetëm duke qenë bashkë\, duke ndarë inform
 acione\, duke rritur kapacitetet teknologjike dhe njerëzore\, duke u ndë
 rgjegjësuar të gjithë për sfidat që na presin dhe duke rritur standar
 det e përditshme\, ne do të jemi të suksesshëm ndaj armiqve kibernetik
 ë.”\n\nNë fjalën e saj Zëvendëskryeministrja Znj. Belinda Balluku\,
  shpalosi vizionin e Qeverisë Shqiptare për sigurinë kibernetike\, bazu
 ar në parimin e “Ndërtimit të Besimit” dhe gjithëpërfshirjes së 
 qeverisjen kibernetike. Gjithashtu Zëvendëskryeministrja u shpreh: “Si
 guria kibernetike është një element thelbësor për mirëfunksionimin e
  qeverisë dhe të gjitha infrastrukturave të informacionit. Falë reagim
 it në kohën e duhur si dhe mbështetjes së vyer të partnerëve dhe bas
 hkëpunëtorëve tanë strategjikë ky sulm nuk e arriti synimin kryesor q
 ë ai kishte për të gjunjëzuar shtetin dhe për shkatërrimin e këtyre
  infratrukturave.”\n\nKonferenca vijoi me panelin “Forcimi i bashkëpu
 nimit strategjik për rritjen e sigurisë kibernetike”\, i cili u fokusu
 a në rritjen e bashkëpunimit për të garantuar ndërveprim dhe koordini
 m në forcimin e sigurisë dhe minimizimin e dëmeve nga sulmet kibernetik
 e.\n\nNë fjalën e saj Znj. Olta Xhaçka\, Ministër për Evropën dhe Pu
 nët e Jashtme theksoi përpjekjet e MEPJ për bashkëpunim me aleatët dh
 e partnerët\, me qëllim ndërtimin e kapaciteteve dhe infrastrukturës n
 ë mbrojtje kundër sulmeve dashakeqe nga aktorët shtetërorë dhe joshte
 tërorë.\n\nZ. Bledar Çuçi\, Ministër i Brendshëm u shpreh “Njësoj
  siç kemi rendur vazhdimisht për t’i bërë sistemet tona më eficente
 \, për tu kursyer kohën qytetarëve\, kemi përgjegjësinë e madhe të 
 ngremë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e 
 të dhënave dhe shërbimeve të ofruara”.\n\nNë fjalën e tij Z. Niko 
 Peleshi\, Ministër i Mbrojtjes evidentoi sërish se siguria dhe mbrojtja 
 kibernetike është prioritet i Qeverisë Shqiptare\, konkretisht “Pas s
 ulmeve kibernetike të 15 korrikut 2022\, Shqipëria është në avangard 
 krahasuar me shumë shtete të tjera në rajon\, për shkak se ka hyrë me
  shpejtësi në një proces të modernizimit të të gjithë sistemit të 
 mbrojtjes kibernetike\, ka disafishuar buxhetet\, ka rritur masat për edu
 kimin\, ndërgjegjësimin\, dhe kjo konferencë është pjesë e kësaj p
 ërpjekjeje të madhe të Qeverisë Shqiptare. Kemi rritur shumë lobimin 
 dhe kemi zgjeruar rrjetin e partnerëve.\n\nShkëlqesia e saj Zj. Yuri Kim
 \, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës\, Shkëlqesia e tij Z
 . Guido de Sanctis\, Ambasador i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri\, S
 hkëlqesia e saj Zj. Galit Peleg\, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në S
 hqipëri dhe Shkëlqesia e saj Znj. Christiane Hohmann\, Ambasadore e Dele
 gacionit të BE-së në Shqipëri\, adresuan sfidat e sigurisë kibernetik
 e në Shqipëri\, duke identifikuar nevojën për bashkëpunim\, për t'iu
  përgjigjur së bashku kërcënimeve globale kibernetike.\n\nAmbasadorja 
 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Zj. Yuri Kim në fjalën e saj thek
 soi mbështetjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
  rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Konkretisht\, 
 ajo u shpreh “Ju nuk jeni vetëm. Ju nuk jeni vetëm në shënjestër t
 ë sulmeve kibernetike. Dhe sigurisht që nuk jeni vetëm në përgjigjen 
 ndaj tyre. Shtetet e Bashkuara janë me ju. Është e qartë se Shtetet e 
 Bashkuara dhe Shqipëria duhet të identifikojnë mbrojtjen tonë të për
 bashkët dhe reagimin kundër sulmeve kibernetike. Duke punuar së bashku 
 me Dr.Tafën\, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria po implementojnë një n
 ga përpjekjet tona më të mëdha të asistencës për sigurinë\, që ar
 rin në 50 milionë dollarë në mbështetje të forcimit të mbrojtjes ki
 bernetike të Shqipërisë. Ky është vetëm fillimi.”\n\nKryetari i Pr
 ezencës së OSBE-së\, ambasadori Guido De Sanctis\, u përqendrua te rë
 ndësia e bashkëpunimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit. Ai vuri në pa
 h ndihmën e Prezencës në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Siguris
 ë Kibernetike 2020-2025 dhe të Strategjisë për Hetimin e Krimeve Kiber
 netike 2021-2025\; zhvillimin e trajnimit të trajnuesve për krimet kiber
 netike\; dhe mbështetjen që Prezenca i ka dhënë Autoritetit Kombëtar 
 për të rritur ndërgjegjësimin e grupeve të ndryshme sociale rreth kë
 rcënimeve kibernetike\, me fokus të veçantë të rinjtë dhe bashkëpun
 imin.\n\nAmbasadorja Znj. Christiane Hohmann theksoi solidaritetin e BE-s
 ë me Shqipërinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. “Të kthesh siguri
 në kibernetike në një prioritet është sfiduese për të gjithë ne\, 
 siç është edhe për Shqipërinë. BE-ja është krenare që ka sjellë 
 ekspertizë nga Estonia 🇪🇪 dhe vende të tjera të BE-së në përgj
 igje të sulmeve kibernetike të verës së kaluar. Ne do të qëndrojmë 
 në këtë fushë për një kohë të gjatë për ta ndihmuar Shqipërinë
  që të jetë më e sigurt dhe më e qëndrueshme”\, tha Ambasadorja Ho
 hmann.\n\nAmbasadorja e Shtetit të Izraelit Zj. Galit Peleg\, u shpreh se
  Shteti i Izraelit e ka konkretizuar bashkëpunimin ndaj Shqipërisë\, n
 ëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit\, me fokus rri
 tjen e kapaciteteve profesionale\, ndarjen e informacionit dhe forcimin e 
 aftësive mbrojtëse ndërmjet dy shteteve.\n\nKonferenca vijoi me sesioni
 n “Mbrojtja e infrastrukturave kritike të informacionit”. I ftuar i v
 eçantë i këtij paneli ishte Ambasadori i Përfaqësisë së Përhershme
  në NATO i Republikës së Shqipërisë Z. Visho Ajazi Lika\, i cili u nd
 al në angazhimet e Shqipërisë si vend i Aleancës dhe bashkëpunimin me
  secilin prej vendeve anëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Fokusi
  i këtij paneli ishte prezantimi i sfidave dhe praktikave më të mira p
 ër përgjigje ndaj incidenteve kibernetike nga operatorët e infrastruktu
 rave kritike të sektorit qeveritar\, financiar\, energjitik dhe transport
 it.\n\nKy sesion u mbyll me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimi
 t midis AKCESK dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave\, për të rritur infor
 mimin dhe shkëmbimin e informacionit në një infrastrukturë të hapur\,
  ndërvepruese\, të sigurt\, dhe të besueshme duke pasur prioritet fush
 ën e sigurisë kibernetike.\n\nSesioni i fundit i konferencës iu dedikua
  “Rëndësisë së gjithëpërfshirjes për rritjen e qëndrueshmërisë
  kibernetike” dhe lancimit të Forumit Cyber Diaspora\, në të cilin mo
 rën pjesë përfaqësuesit e sektorit privat Z. Renis Tërshana\, adminis
 trator R&amp\;T Group dhe Z. Ermal Beqiri\, themelues Soft &amp\; Solution
 \, si dhe ekspertëve në Diasporë Z. Endrit Demi\, Z. Enkelejd Zoto\, Z.
  Adi Dibra\, Z. Adrian Qytetza dhe Z. Rio Sherri\, të cilët shprehën ga
 dishmërinë për të kontribuar me eksperiencën e tyre në forcimin e si
 gurisë në nivel kombëtar. Në një kohë kur digjitalizimi dhe mbrojtja
  e sistemeve të informacionit është gjithmonë në fokus të Qeverisë 
 Shqiptare\, ekspertiza dhe kontributi i vyer i ekspertëve shqiptarë në 
 Diasporë është vlerë e shtuar në procesin e vazhdueshëm të sigurimi
 t të ekosistemit kibernetik.\n\n&nbsp\;\n\n&nbsp\;\n\n&nbsp\;\n\n&nbsp\;
CATEGORIES:Past
END:VEVENT
END:VCALENDAR