Blogs Archives - AKSK
Forcimi i bashkëpunimit Shqipëri–Spanjë në fushën e sigurisë kibernetike / Drejtori i Përgjithshëm i AKSK-së pret Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Bledar Kazia, priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T. Gabriel Cremades Ventura, me të cilin diskutoi mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy vendeve.
Gjatë takimit u trajtuan hapat që mund të ndërmerren për konkretizimin e këtij bashkëpunimi, përfshirë zhvillimin e takimeve mes ekspertëve të AKSK-së dhe institucioneve homologe spanjolle, me synim përcaktimin e fushave me interes të përbashkët.
Siguria Online e Fëmijëve gjatë Pushimeve Verore – Çfarë Duhet të Dinë Prindërit
Gjatë pushimeve verore, përdorimi i teknologjisë nga fëmijët rritet ndjeshëm. Mungesa e angazhimeve shkollore dhe disponueshmëria më e madhe e kohës së lirë bëjnë që pajisjet digjitale – telefonat, tabletët dhe kompjuterët – të bëhen pjesë e përditshme e jetës së tyre. Si rezultat, rreziku i ekspozimit ndaj kërcënimeve kibernetike shtohet dukshëm.
Pushimet Verore dhe Siguria Kibernetike: Një Kujtesë e Nevojshme për të Gjithë Përdoruesit
Gjatë sezonit veror, rritet ndjeshëm përdorimi i teknologjisë për qëllime personale dhe turistike: rezervime online, përdorimi i rrjeteve publike, komunikime përmes aplikacioneve digjitale, shpërndarja e fotove dhe vendndodhjes në rrjete sociale. Në të njëjtën kohë, rriten edhe rreziqet që vijnë nga aktorë keqdashës në hapësirën kibernetike, të cilët synojnë të përfitojnë nga mungesa e vëmendjes dhe praktikat e dobëta të sigurisë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) kujton se siguria digjitale është një angazhim i vazhdueshëm, që nuk mund të lihet pas dore as në kohë pushimesh. Pavarësisht vendndodhjes, përdoruesit duhet të mbajnë standarde të larta sigurie në të gjitha ndërveprimet e tyre online.
Rrjetet Publike dhe Përdorimi me Kujdes i Internetit
Rrjetet Wi-Fi të ofruara në hotele, aeroporte apo ambiente të tjera publike, edhe pse praktike, mund të përbëjnë rrezik të lartë. Ato krijojnë mundësi për ndërhyrje të paautorizuara, që synojnë vjedhjen e fjalëkalimeve apo të dhënave të ndjeshme.
AKSK rekomandon:
Përdorimin e rrjeteve të sigurta dhe të enkriptuara;
Shmangien e hyrjes në llogari bankare ose dhënies së të dhënave personale kur përdoret internet publik.
Mashtrimet Online në Emër të “Ofertave Verore”
Gjatë kësaj periudhe, hakerat intensifikojnë përpjekjet për mashtrime përmes faqeve false që imitojnë platforma të udhëtimeve, akomodimit apo agjencive turistike. Ato ofrojnë çmime të ulëta për shërbime që nuk ekzistojnë, duke synuar të mbledhin të dhëna financiare apo identifikimi nga përdoruesit.
AKSK këshillon:
Të verifikoni gjithmonë adresat e faqeve dhe burimet zyrtare të kontaktit;
Të mos kryeni pagesa përmes lidhjeve të dyshimta ose pa certifikata sigurie;
Të raportoni çdo tentativë mashtrimi te autoritetet përkatëse.
Kujdes me Ndarjen e Informacionit në Rrjetet Sociale
Shpërndarja në kohë reale e fotove apo informacionit për vendndodhjen mund të krijojë hapësirë për abuzime, si vjedhje identiteti, krijim i profileve të rreme apo tentativash të tjera për shënjestrim digjital.
Publikimet duhet të bëhen me vetëdije dhe vetëm kur jeni të sigurt që nuk po komprometoni privatësinë dhe sigurinë tuaj personale apo të personave që udhëtojnë me ju.
Bizneset dhe Strukturat Akomoduese: Një Detyrim për Sigurinë e të Dhënave
AKSK i fton të gjitha strukturat që operojnë në fushën e turizmit – hotele, agjenci, operatorë të shërbimeve digjitale – të sigurojnë mbrojtjen e të dhënave të klientëve dhe integritetin e sistemeve të tyre. Kjo përfshin:
Përdorimin e sistemeve të përditësuara dhe me licenca zyrtare;
Ndarjen e rrjeteve për përdorim të brendshëm dhe për vizitorët;
Trajnimin bazë të stafit për të identifikuar dhe menaxhuar incidente të mundshme digjitale.
AKSK – Në Shërbim të Sigurisë Digjitale për të Gjithë
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është i angazhuar të ofrojë udhëzime praktike dhe të aksesueshme për të gjithë përdoruesit – individë, institucione dhe sektorë ekonomikë – në funksion të ndërtimit të një mjedisi të sigurt digjital në vend.
Përmes ndërgjegjësimit, bashkëpunimit institucional dhe forcimit të kapaciteteve kombëtare, AKSK synon të minimizojë ndikimin e rreziqeve kibernetike dhe të nxisë kulturë në përdorimin e teknologjisë.
Edhe gjatë pushimeve, mos harroni: siguria kibernetike është përgjegjësi e përbashkët. Përdorni teknologjinë me kujdes dhe informohuni vazhdimisht për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Fëmijët dhe bota digjitale: Ku fillon mbrojtja?
Me afrimin e fundit të vitit shkollor, për mijëra fëmijë në Shqipëri fillon një tjetër fazë: ajo e pushimeve të gjata verore, ku koha e lirë rritet, ndërsa prania e teknologjisë bëhet edhe më intensive.
Për shumë prindër, kjo është një periudhë sfiduese: si të krijojnë një ekuilibër mes argëtimit, zhvillimit dhe mbrojtjes së fëmijës në një botë online që nuk ka kufij fizikë, por ka rreziqe reale.
Teknologjia është pjesë e jetës. Por siguria nuk është automatike.
Fëmijët e sotëm rriten me ekran përpara syve. Lojërat, videot, rrjetet sociale apo aplikacionet edukative janë bërë pjesë e përditshme e tyre. Por kjo nuk e përjashton nevojën për udhëzimin e duhur, mbikëqyrjen dhe edukimin mbi sigurinë digjitale.
Krimet online që shënjestrojnë të miturit – nga cyberbullying, tek kontaktet me të panjohur, videot me përmbajtje të papërshtatshme apo mashtrimet (phishing) të maskuara si lojëra – janë më të përhapura se sa mendojmë.
Si fillon mbrojtja?
Me komunikim të hapur
Mos u kufizoni në ndalime. Pyetini fëmijët me qetësi:
– Kush janë shokët që ke në lojë?
– Cili është kanali yt i preferuar në YouTube?
Kur krijoni një raport besimi, ata do të ndajnë më shumë.
Me rregulla të qarta dhe të arsyetuara
Vendosni kohë të caktuar për përdorimin e pajisjeve, vendosni se cilat aplikacione lejohen, dhe rishikoni bashkë përmbajtjet që shikojnë.
Me shembull personal
Nëse prindërit janë gjithmonë në telefon, nuk është e lehtë të kërkojnë që fëmija të mos jetë.
Me kontroll të moderuar, jo ndërhyrës
Rishikoni cilat aplikacione përdoren. A kanë reklama? A kërkojnë të dhëna personale?
Shumë aplikacione për fëmijë fshehin forma grumbullimi të të dhënave.
Me vetëdije të vazhdueshme
Edukoni fëmijët mbi rëndësinë e privatësisë, rreziqet e komunikimit me të panjohur dhe mbi pasojat e ndarjes së fotove apo videove pa kujdes.
Roli i institucioneve është kyç, por gjithçka nis në shtëpi.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është i angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë digjitale, për të ofruar trajnime dhe udhëzime për të gjithë përdoruesit – por prindërit mbeten mbrojtja e parë dhe më e fortë për fëmijët e tyre në botën online.
Prandaj, ndërsa fëmijët janë drejt përfundimit të vitit shkollor dhe përgatiten për pushime, le të kujtojmë:
Argëtimi është i rëndësishëm, por siguria është e domosdoshme.
Kush është më i rrezikshëm: sulmuesi apo pakujdesia jote?
Në një botë gjithnjë e më të lidhur përmes teknologjisë, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje teknike – është një sfidë njerëzore. Pavarësisht sa të avancuara janë sistemet mbrojtëse, në zemër të çdo incidenti kibernetik qëndron shpesh një faktor i vetëm: sjellja e njeriut.
Statistikat globale tregojnë se mbi 90% e incidenteve në sigurinë kibernetike nisin nga një gabim njerëzor. Një klikim në një link të rremë, një fjalëkalim i dobët, një USB e panjohur, apo ndarja e pakujdesshme e informacionit – veprime të vogla, por që mund të çojnë në pasoja të mëdha: vjedhje të të dhënave, ndërprerje të sistemeve, apo edhe bllokim të plotë të rrjeteve të institucioneve.
Teknologjia nuk gabon, por njeriu po
As firewall-i më i fortë dhe as inteligjenca artificiale më e avancuar nuk mund të mbrojnë një përdorues që klikon pa menduar. Sulmuesit sot nuk kanë nevojë të thyejnë kode – mjafton t’i mashtrojnë njerëzit. Phishing-u, mashtrimet digjitale dhe inxhinieria sociale janë bërë mjete të zakonshme të sulmeve kibernetike.
Higjiena kibernetike, mburoja që fillon nga vetja
Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka vendosur edukimin në qendër të punës së tij. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme për higjienën kibernetike, synojmë t’u japim qytetarëve, institucioneve dhe bizneseve mjetet për t’u mbrojtur në mënyrë të thjeshtë dhe praktike.
Trajnimet përfshijnë këshilla konkrete mbi ruajtjen e fjalëkalimeve, njohjen e mashtrimeve digjitale, mbrojtjen e pajisjeve dhe mënyrat për të reaguar në rast sulmi.
Të gjithë jemi pjesë e kësaj mbrojtjeje
AKSK është e angazhuar të ndërgjegjësojë njerëz të të gjitha moshave dhe kategorive – nga punonjës të administratës dhe studentë të teknologjisë, te qytetarë të zakonshëm që përdorin rrjetet sociale apo shërbime online. Edukimi për sigurinë digjitale nuk është një luks, por një nevojë për të gjithë. Sepse rreziqet nuk njohin moshë, profesion apo nivel njohurish.
Si ta shmangim gabimin njerëzor?
Mjafton të bëjmë disa hapa të thjeshtë, por të qëndrueshëm:
Verifiko gjithmonë burimin e email-eve dhe linkëve
Përdor fjalëkalime të forta dhe autentikim me dy faktorë
Mos shpërndaj informacion personal në mënyrë të pakujdesshme
Rraporto çdo rast të dyshimtë
Pjesëmarr në trajnime dhe fushata ndërgjegjësuese për sigurinë
Sepse siguria fillon nga ti
Në fund, teknologjia është vetëm një mjet – është mënyra se si e përdorim ajo që bën ndryshimin. Prandaj, ndërtimi i një kulture të qëndrueshme sigurie është përgjegjësi e përbashkët. Dhe ajo nis nga vetëdija për rolin që secili prej nesh ka.
AKSK do të vijojë të jetë pranë qytetarëve, institucioneve dhe të rinjve – për të ndërtuar një hapësirë digjitale më të sigurt për të gjithë.
Për t’u informuar mbi trajnimet në higjienën kibernetike dhe aktivitetet tona, vizitoni www.aksk.gov.al.
Inteligjenca Artificiale Gjenerative Nxit Krimin Kibernetik
Inteligjenca Artificiale (IA) ka potencialin për të revolucionarizuar sektorë të ndryshëm, por kur vihet në shërbim të aktorëve me qëllime keqdashëse, mund të çojë në pasoja katastrofike. Një shembull i spikatur i këtij keqpërdorimi është rritja e mjeteve të IA-së gjenerative, të cilat, në vend që të përdoren për qëllimet e tyre krijuese dhe për zgjidhjen e problemeve, po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë për aktivitete kriminale kibernetike.
Një raport i fundit nga CISO i Splunk ka evidentuar shfaqjen e një mjeti të ri të inteligjencës artificiale të quajtur GhostAI, një model i IA-së gjenerative i ngjashëm me platformat e njohura si ChatGPT, por që po përdoret për sulme kibernetike me rrezik të lartë.
GhostGPT, i cili bën pjesë në familjen e modeleve të IA-së gjenerative, përpunon të dhëna tekstuale për të krijuar përgjigje që imitojnë gjuhën njerëzore. Megjithatë, ajo që e veçon atë në kontekstin e krimit kibernetik është aftësia për të gjeneruar skripte malware jashtëzakonisht komplekse dhe të sofistikuara.
Këto payload-e malware janë krijuar për të shfrytëzuar dobësitë ekzistuese në rrjetet kompjuterike, duke i mundësuar sulmuesve qasje të paautorizuar ose ndërprerje të gjera të sistemeve.
GhostGPT mund të prodhojë kod shumë të personalizueshëm për një sërë qëllimesh keqdashëse, që nga shpërndarja e ransomware-it e deri te krijimi i viruseve trojan të padukshëm, të cilët mund të kalojnë përmes mbrojtjeve tradicionale të sigurisë.
Potenciali për keqpërdorimin e kësaj teknologjie është paralajmëruar prej kohësh edhe nga Elon Musk, i cili ka theksuar vazhdimisht rreziqet e zhvillimit të pakontrolluar të IA-së. Musk, ndonëse nuk është kundër evoluimit të IA-së, ka shprehur shqetësime të mëdha mbi implikimet etike dhe motivimet e individëve që e përdorin këtë teknologji për qëllime të dëmshme. Ai argumenton se IA, sidomos në duart e kriminelëve kibernetikë, mund të rrisë ndjeshëm shkallën dhe ndikimin e sulmeve kibernetike.
Një nga karakteristikat më shqetësuese të GhostGPT është aftësia e tij për të shmangur mekanizmat tradicionalë të zbulimit, duke reduktuar në mënyrë drastike kohën dhe përpjekjet e nevojshme për zhvillimin e malware-it të avancuar, i cili zakonisht kërkon muaj për t’u përsosur.
Ndikimi i IA-së Gjenerative në Peizazhin e Sigurisë Kibernetike
Rritja e mjeteve të IA-së gjenerative si GhostGPT ka transformuar peizazhin e krimit kibernetik, veçanërisht në zhvillimin dhe shpërndarjen e ransomware-it, spyware-it dhe trojanëve. Aftësia e këtyre modeleve për të përpunuar dhe analizuar sasi të mëdha të dhënash i mundëson atyre të krijojnë sulme shumë efektive dhe të shumëfishta me ndërhyrje minimale njerëzore. Kjo jo vetëm që përshpejton ritmin e sulmeve kibernetike, por gjithashtu i bën ato më të vështira për t’u zbuluar dhe parandaluar.
Profesionistët e sigurisë kibernetike përballen tani me një sfidë të jashtëzakonshme, pasi zbulimi dhe analizimi i sulmeve të drejtuara nga IA është bërë një proces shumë më kompleks dhe që kërkon më shumë burime. Identifikimi i burimit, shtrirjes dhe qëllimit të këtyre kërcënimeve, si dhe krijimi i kundërmasave efektive, është një detyrë monumentale.
Njëkohësisht, institucionet në të gjithë botën po përballen me vështirësi në rekrutimin dhe mbajtjen e talenteve të aftë në fushën e sigurisë kibernetike. Kjo mungesë e ekspertëve të trajnuar e bën edhe më të vështirë mbrojtjen kundër sulmeve të nxitura nga inteligjenca artificiale. Në këtë kontekst, IA gjenerative është kthyer në një “shpatë me dy tehe”—duke ofruar potencial të jashtëzakonshëm inovacioni, por edhe duke hapur dyert për forma të reja dhe më të fuqishme të krimit kibernetik.
Si rezultat, hakerat po shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë tregun në rritje të “malware-as-a-service”, duke e bërë më të lehtë për ta që të kenë akses dhe të përdorin mjete të fuqizuara nga IA për qëllime keqdashëse. Kjo zhvendosje drejt një ekosistemi më të organizuar të krimit kibernetik sugjeron se IA mund të bëhet mjeti kryesor i sulmeve kibernetike në të ardhmen e afërt.
Nevoja për Rregullim dhe Masa Proaktive
Duke qenë se kërkimi dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale po përparon me ritme të shpejta, ekziston një nevojë urgjente për një qasje të përgjegjshme dhe të rregulluar ndaj krijimit dhe përdorimit të mjeteve të IA-së. Kompanitë që merren me zhvillimin e modeleve gjenerative duhet të përqendrohen te konsideratat etike dhe të zbatojnë masa të rrepta sigurie për të parandaluar keqpërdorimin e tyre.
Për më tepër, zbatimi i mjeteve të avancuara të zbulimit të bazuara në IA mund të luajë një rol kyç në parandalimin e rreziqeve që sjellin sulmet e fuqizuara nga inteligjenca artificiale. Duke monitoruar dhe analizuar sjelljet anormale në shkallë të gjerë, këto sisteme mund të ofrojnë sinjalizime të hershme dhe t’i mundësojnë bizneseve një përgjigje më efektive ndaj kërcënimeve të mundshme.
Keqpërdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale gjenerative si GhostGPT përbën jo vetëm një shqetësim në rritje për profesionistët e sigurisë kibernetike, por edhe një sfidë kritike për bizneset në mbarë botën. Me ndryshimin e vazhdueshëm të peizazhit të kërcënimeve, kompanitë dhe institucionet duhet të adoptojnë masa proaktive të sigurisë, të investojnë në aftësitë e zbulimit dhe reagimit të bazuara në IA, si dhe të sigurojnë që zhvillimi i teknologjive të IA-së të bëhet me kujdes dhe përgjegjësi.
Burimi: Cybersecurity Insiders
InfoStealers – Cfarë duhet të dini për të qenë të sigurt?
Infostealers janë një lloj malware i krijuar për të vjedhur informacione sensitive nga pajisjet e infektuara. Ky informacion mund të përfshijë emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, të dhënat financiare, detajet e identifikimit personal. Këta sulmues shpesh synojnë aplikacione dhe shërbime të njohura, të tilla si shfletuesit e internetit, klientët e postës elektronike dhe kuletat e kriptomonedhave, për të nxjerrë të dhëna të vlefshme për qëllime mashtruese.
Karakteristikat kryesore të Infostealers:
Mbledhja e të dhënave: Infostealers shpesh janë krijuar për të monitoruar dhe kapur informacione të ndjeshme, të tilla si kredencialet e hyrjes, detajet e kartës së kreditit dhe informacione të tjera personale.
Regjistrimi i tastierës: Disa info vjedhës kanë gjithashtu funksione të regjistrimit të tastierës, duke regjistruar goditjet e tasteve për të kapur fjalëkalime dhe të dhëna të tjera private siç shkruan përdoruesi.
Vjedhja e të dhënave të shfletuesit: Ata mund të mbledhin të dhëna të ruajtura në shfletuesit e uebit, duke përfshirë fjalëkalimet e ruajtura, formularët e plotësimit automatik dhe cookies.
Persistenca: Infovjedhësit shpesh përdorin teknika për të qëndruar të fshehur ose për të riinstaluar veten nëse zbulohen, duke siguruar që ata të vazhdojnë të funksionojnë pa u hequr.
Si funksionojnë Infostealers:
Shfrytëzimi i dobësive: Infostealers mund të dorëzohen përmes emaileve të phishing, shkarkimeve me qëllim të keq ose shfrytëzimit të dobësive të papatchuara në softuer.
Mekanizmat e qëndrueshmërisë: Ata mund të modifikojnë cilësimet e sistemit që të funksionojnë sa herë që pajisja nis, ose të përdorin teknika si rootkits për të fshehur praninë e tyre.
Ekfiltrimi i të dhënave: Pasi të dhënat të mblidhen, ato dërgohen në një server të largët të kontrolluar nga sulmuesi, shpesh pa dijeninë e përdoruesit.
Si të mbroheni nga vjedhësit e informacionit:
Përdorni softuer antivirus dhe anti-malware: Instaloni softuer të besueshëm sigurie për të zbuluar dhe hequr kërcënimet e njohura, duke përfshirë vjedhësit e informacionit. Sigurohuni që të përditësohet rregullisht për të identifikuar lloje të reja të malware.
Aktivizo vërtetimin me shumë faktorë (MFA): Aktivizimi i MFA për llogaritë në internet shton një shtresë shtesë sigurie, duke e bërë më të vështirë për sulmuesit përdorimin e kredencialeve të vjedhura.
Mbani të përditësuar softuerin: Përditësoni rregullisht sistemin tuaj operativ, shfletuesit dhe aplikacionet për të korrigjuar dobësitë e sigurisë që mund të shfrytëzohen nga vjedhësit e informacionit.
Përdorni fjalëkalime të forta, unike: Shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim për shumë llogari. Merrni parasysh përdorimin e një menaxheri fjalëkalimi për të gjeneruar dhe ruajtur fjalëkalime komplekse, unike për secilën llogari.
Jini të kujdesshëm me emailet dhe lidhjet: Jini të kujdesshëm ndaj përpjekjeve për phishing. Shmangni klikimin në lidhje ose shkarkimin e bashkëngjitjeve nga burime të panjohura ose të dyshimta.
Siguroni shfletuesin tuaj: Përdorni shtesat e shfletuesit të krijuara për siguri, të tilla si bllokuesit e reklamave, shtesat e fokusuara në privatësi ose mjetet kundër gjurmimit. Çaktivizo veçoritë e plotësimit automatik kur është e mundur.
Monitoroni llogaritë financiare dhe kredinë: Kontrolloni rregullisht llogaritë bankare, deklaratat e kartës së kreditit dhe raportet e kreditit për çdo shenjë të aktivitetit mashtrues.
Edukoni veten dhe të tjerët: Qëndroni të informuar për taktikat e zakonshme të përdorura nga sulmuesit, të tilla si phishing ose inxhinieri sociale. Shkëmbimi i njohurive ndihmon në reduktimin e gjasave për të rënë viktimë e malware.
Duke zbatuar këto mbrojtje, ju mund të zvogëloni ndjeshëm rrezikun e infektimit nga vjedhësit e informacionit dhe të minimizoni dëmet e mundshme nga sulme të tilla.